Macron shpalos nga Athina vizionin e tij interesant për të ardhmen e BE’s

macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ba thirrje për nji “rindërtim të Europës së bashkueme”, tue theksue se “sovraniteti, demokracia dhe besimi janë në rrezik”.

Macron ka shfrytëzue vizitën në Athinë që me shpalosë vizionin e tij për atë që e quejti “Europa e re”, dhe ku fjalën e parë simbas tij, ka me u dashtë me pasë vetë qytetarët.

Presidenti francez tha se rezultati i referendumit në Britani dhe Brexit, pasqyron ndjesinë se njerëzit “nuk e kuptojnë idenë e Bashkimit Europian” dhe se ata mendojnë që po ju kërkohet vazhdimisht “me ba ma shumë përpjekje”, ndërsa tuten se jeta e tyne e përditshme po përkeqësohet.

Macron nënvizoi se popujt europianë “nuk duhn me braktisë luftën” për vlerat e përbashkëta. Ndryshe, theksoi, Bashkimi Europian ka me u dobësue apo ka me vdekë, i përçamë nga konfliktet e mbrendshme”.

Ai premtoi nji hartë rrugore për rindërtimin e BE’s në muejt e ardhshëm, tue argumentue se bashkimi i kombeve rreth Unionit asht e vetmja mënyrë për m’u mbrojtë qytetarët nga probleme si terrorizmi apo ndryshimi klimatik.

“Propozoj nji metodë të re që Europa re Re mos me u diskutue vetëm me dyer të mbylluna. Vetë popujt të diskutojnë se çfarë Europe duen” tha Macron.

Shperndaje në: