Majlinda e artë kthehet n’Kosovë, kjo asht agjenda e pritjes!

majlindaaks

Fituesja e Medaljes së artë në Lojnat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi sot mbasdite kthehet në Kosovë.

Xhudistja jonë që tashma ka ba historinë e re, tue fitue medaljen e artë në Lojnat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes ma të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet me zbritë n’Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë, që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore.

Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes nji njoftimi ka konfirmue se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale.

Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetnor.

Kjo asht agjenda për pritjen e Majlindës:

Pritja zyrtare e Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo “RIO 2016”në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë

17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airëays Frankfurt – Prishtinë.

18:00 – 18:10 Pritja:

Z. Isa MUSTAFA – Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Familja e Majlinda Kelmendit

Z. Kujtim SHALA – Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së

Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit

Z. Shasivar HAXHIJAJ – Nënkryetar i Komitetit Olimpik

Z. Sokol HAVOLLI – Shef i Kabinetit të Kryeministrit

18:10- 18:30 Salloni VIP 1

18:30 – 19:00 Konferenca për medie

19:00 – 19:30 Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.

19:30 – 20:30 Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur nëpër sheshet e Kryeqytetit.

20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.