Majlinda e Nora nisen për Kosovë

Xhudistët kosovare Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova së bashku me trajnerin e tyre Driton Kuka janë nisur për në Kosovë.

Kelmendi mori të artën, ndërsa Gjakova të bronztën në kampionatin evropian të xhudos që është mbajtur në Kazan të Rusisë.

Dy mbretëreshat e xhudos do të priten kësaj radhe edhe nga institucionet e Kosovës në aeroportin Adem Jashari, ndërsa edhe shumë qytetar pritet të jenë aty për t’i nderuar vajzat fituese.