Majlinda Kelmendi drejt historisë, nuk njeh kundërshtarë

Majlinda Kelmendi ka arritë fitoren e dytë në Lojnat Olimpike për me u kualifikue në gjysëfinale të ‘Rio 2016’.

Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, doket ma afër medaljes së artë në ‘Rio 2016’ mbasi ka shënue fitoren e dytë në Lojnat Olimpike, tue mposhtë xhudisten Christianne Legentil.

Christianne Legentil e kishte eliminue Majlindën nga ‘Londra 2012’, por kampionia e botës u kallxue shumë ma e mirë në ‘Rio 2016’, tue avancue ma tej.

Ky asht nji start i mirë i Majlindës, të cilës i duhen edhe dy fitore për me arritë te Medalja e Artë.