Majlinda Kelmendi: E lumtun që flamuri i Kosovës valoi në Rusi

majlindaaaa

Mbas mbërritjes n’Aeroportin e Prishtinës, nën brohorimat e qytetarëve që kanë dalë të presin dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, të cilat nga Kampionati Europian i Xhudos në Rusi kthehen me trofe, ka pasue nji konferencë për media në hapësinat e aeroportit.

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, dy xhudisteve kosovare u dhuroi flamurin e Kosovës përpara se të nisin me fjalimet e tyne para mediave.

Kelmendi tha se ndjehet e lumtun që ka mundësinë që qytetarët e Kosovës t’i baj të lumtur të paktën për disa ditë, dhe t’i harrojnë problemet e shumta në Kosovë.
Ajo tha se asht ndje e lumtun që u ndigjue himni i Kosovës dhe valoi flamuri i Kosovë në Rusi.

“E di ndjenjën se si asht të jesh i diskriminuem mes sportistëve të tjerë. Këtë radhë jam ndje shumë e lumtun”, tha ajo.

Ajo e falënderoi edhe kryeministrin Mustafa për pritjen e organizueme.

Në këtë konferencë, Driton Kuka shpalosi edhe detajet se si u ba puna që në mes të Rusisë të valojë flamuri kosovar dhe të intonohet himni shtetnor i Kosovës.

Ai tha se kjo ka qenë ndërhymje e drejtpërdrejt e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Putini ka qenë OK për të vendos flamurin e Kosovës, por ministria e jashtme kishte ndalue këtë, ndërsa Putini ka thanë se vetë do ta vendosë nëse nuk e vendosin ata”, tha Kuka.