Majlinda Kelmendi: Suksesi im i përket krejt Kosovës

Majlinda Kelmendi ka thanë se ka arritë me fitue këtë medalje që për shumë shtete asht vetëm andërr.
Kampionia olimpike duket tejet e lumtun mbas triumfit historik në Rio 2016.

Ajo në konferencën për media n’aeroportin ‘Adem Jashari’, falënderoj të gjithë, teksa tregoi se asht nis për Brazil vetëm për me fitue medaljen e artë

Kjo asht intervista e plotë e Majlindës:

“Nuk po di nga t’ia fillojë. Kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, që ndoshta shumë shtete në botë ëndërrojnë të arrijnë. Rruga ka qenë shumë e vështirë me shumë pengesa, por po shpresoj që brezat e rinj nuk kanë me i pas”.

“Periudha më e vështirë ka qenë viti 2015 kur kam pasur lëndime me gjurin shpinën dhe shumë gjera tjera. Kam menduar se nuk do të kthehen asnjëherë në top formë. Ajo ishte periudha më e vështirë jo vetëm psiqikisht, por edhe mentalisht. Por, fatmirësisht jam rikthyer në më të mirën time ku këtë vit jam bërë edhe kampione e Evropës”.

“Në Rio jam nisur për medalje të artë. Nuk ishte e lehtë pasi atje të gjithë ëndërrojnë të marrin atë medalje. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar qysh e kam pritur. Lufta më e vështirë ka qenë kundër japonezes Nakamura, e cila ka qenë kohë më parë idol i jemi. Tani arrita të garojë me të dhe të fitojë, ishin momente të papërshkrueshme. Në finale kam pasur bindjen se do të fitoje pasi jam shumë e motivuar dhe e dija se medalja e artë do të ishte e artë. Gjithë kjo sakrificë është bërë për popullin tim, kështu që urime të gjithëve”, tha Majlinda.