Malazezët e Kosovës: Shteti i Kosovës nuk ban me i lejue deputetët serbë me shantazhue

Kryetari i Unionit të Malazezëve të Kosovës, Slobodan M. Vujicic, përmes nji letre i ka ba thirrje shtetit të Kosovës që mos me ra pre e shantazheve të deputetëve serbë për hir të nevojës së ratifikimit të Marrëveshjes se Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.

Simbas tij, askush dhe asgja nuk ka me mujt me i rrënue marrëdhaniet tradicionalisht të mira ndërmjet shqiptarëve e malazezëve.

“Shteti i Kosovës nuk guxon të lejojë që deputetët serbë të shantazhojnë për arsye të nevojës që të ratifikohet Marrëveshja mbi Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, meqë askush dhe asgja nuk ka me mujt me i rrënue marrëdhaniet tradicionalisht të mira ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve”, shkruen Vujicic në letren e tij.

“Dëshira që shqiptarët e malazezët të konfliktohen ka me mbetë andërr e parealizueme e të gjithë kundërshtarëve të vlerave civilizuese dhe tradicionale”, shkruen ma tej ai në letër.

“Na, si malazezë të Kosovës, edhe nëse çashtja e Demarkacionit të kufnrit me Malin e Zi nuk ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, kjo hiq nuk ka me i damtue marrëdhaniet tona të mira fqijësore me Malin e Zi”, shkruen ai në këtë letër.

“Përkundrazi, marrëdhaniet tona të mira fqijësore kanë me lëvizë rrugës së ngjitjes, madje në tana fushat.”