Malazezët kanë heqë flamurin dhe tabelën që e ka vnue VV’ja

Policia malazeze ka heqë flamurin shqiptar dhe nji tabele me mbishkrimin “Mirësevini në Republikën e Kosovës”, të cilat ishin vendosë në vijën kufitare me këtë vend.

Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo që i vendosi dje për me kallxue se ku asht kufini i Kosovës tue e demantue Marrëveshjen e Demarkacionit të nënshkrueme mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton portali malazez CDM.

Këto karakteristika të Kosovës janë vendosë dje, dhe Ministria malazeze e Punëve të Mbrendshme njoftoi se tabela dhe flamuri ishin vendosë në “territorin e Malit të Zi, në mes të kalimit kufitar”.

vv tabela kufini