Malazezët në Kosovë me kërkesë për formimin e instituciineve

Kryetari i Unionit të Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujicic iu ka ba sot thirrje deputetëve dhe liderëve të partive shqiptare që sa ma shpejtë të formojnë institucionet dhe të mos thellojnë krizën politikën për shkak të interesave personale.

Ai në nji komunikatë për media ka tërheqe vërejtjen se nëse nuk formohen institucionet, “Kosova ka me ra në humnerë dhe se për popullin ka me pasue vuwjtja dhe ferri”.

Nji gjendje e tillë, siç shprehet Vujicic, ka me i forcue apetitet e fundamentalistëve islamikë dhe grupeve tjera radikale.

“Nëse ndodh nji gja e tillë, fajtorë kanë me qenë kryesisht liderët shqiptarë, si udhëheqës të popullit shumicë”, ka thanë ai.