Mali i Zi alarmohet për përmbytje të mëdhaja

Instituti Hidrometeorologjik dhe Sizmologjik në Malit të Zi njoftoi sot meteo-alarm të kuq, i cili ka të baj për pjesën qendrore dhe jugore të Malit të Zi.
Nji paralajmërim i tillë asht lëshue për shkak të reshjeve të mëdhaja dhe ernave të forta që priten me mbizotnue, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Gjatë 24 orëve të ardhshme, priten reshje shiu të paktën 80 litra në nji metër katror në pjesën qendrore dhe 50 litra në pjesën jugore të vendit. /lajmi.net/

 

Janë të mundshme përmbytje të mëdha me rrezik të madh për shëndetin, dhe mundësinë e evakuimit. Ndërprerje serioze të trafikut dhe ndërprerje të energjisë, komunikimit dhe furnizimit me ujë. Do të vështirësohen kushtet për ngasjen e veturës për shkak të shikueshmërisë së reduktuar dhe përmbytjeve”, thuhet në deklaratën e lëshueme nga Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjik.