Mali i Zi arreston ish shefin e xhandarmërisë serbe dhe 15 të tjerë, qe çka planifikonin!

Nji grup 15-anëtarësh, ndër të cilët edhe ish-komandanti i Xhandarmenisë serbe Bratisllav Dikic, asht arrestue mbramë, natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës, njoftuen mediat serbe, shkruan Gazeta Express.

Burime jozyrtare të B92 kanë thanë se grupi ka qenë i armatosun, ndërsa gjatë natës së kalueme asht zbulue vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit dhe i njajti asht arrestue. Ma herët televizioni Pink M publikoi se grupi i udhëhequn nga Dikic ka hy në Mal të Zi me sasi të mëdha armatimi dhe municioni, me qëllim që të shkaktojë konflikte të armatosuna, madje edhe likuidime.

Qarqe policore jozyrtarisht kanë njoftue se grupi në fjalë ka hy në Mal të Zi “në bazë të marrëveshjes me nji grupacion politik”, me qëllim që të shkaktojnë konflikt të armatosun në ditën e zgjedhjeve parlamentare, shkruen Gazeta Express.