Mali i Zi: Asnji milimetër tokë nuk ia kemi marrë Kosovës

demarkacioni

Mali i Zi ka deklarue se për ta, çashtja e kufinit me Kosovën asht punë e kryeme. Podgorica zyrtare asht shprehun se beson se, demarkacioni me Kosovën asht në rregull dhe se nuk asht marrë asnji milimetër tokë e Kosovës.

“Asht po e njajta vijë kufitare që ka ekzistue qysh në kuadër të ish Jugosllavisë. Atëherë ishin kufij administrativë, ndërsa sot shtetnorë”, ka thanë Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Nga ana tjetër, ndonji parregullsi me kufinin e mohon edhe Milan Paunoviq, shef i menaxhimit të integruem të kufijve dhe pikave kufitare.

“Absolutisht nuk asht e vërtetë se Mali i Zi i ka marrë tokë Kosovës. Mbas tre vjetësh bisedime dhe 16 mbledhjeve, Komisioni për Kufinin në mes të dy shteteve ka dhanë pëlqimin se çdo milimetër në mes të dy shteteve dhe me nënshkrimin ka garantue se çdo gja asht në përputhje me rregulloren…”, ka thanë Paunoviq, shkruen gazeta Zëri.

Ai ka deklarue se kufini asht përcaktue me parim të vitit 1974 dhe se nuk kishte me komentue mosmarrëveshjet e opozitës në Kosovë, sepse simbas tij, kjo asht çashtje e mbrendshme e Kosovës.