Mali i Zi bahet me kryeministër, ky asht ministri i vetëm shqiptar!

Kuvendi i Malit të Zi e ka zgjedh Duško Marković si kryeministër të ri të vendit.

Me 41 vota nga 81 deputetë në sallë, Markovic u zgjodh kryeministër i ri i vendit falë votave që mori edhe nga Koalicioni i Shqiptarëve që ka emnin “Shqiptarët Vendosmënisht”.

Në qeverinë e re të Markovic kanë me qenë vetëm dy ish-ministra, Zoran Pažin  dhe Predrag Bošković.

Vetëm nji shqiptar ka me qenë pjesë e këtij kabineti qeveritar.

Mehmet Zenka asht zgjedh Ministër për të Drejtat Njerëzore dhe të Pakicave.

Pjesë e Qeverisë nuk ka me qenë asnji përfaqësues serb.

 

qeveria-zenka

 

zenkaaa