Mali i Zi: Bojkoton Parlamentin deputeti shqiptar, fton edhe shqiptarët tjerë me bojkotue

Deputeti shqiptar në Mal të Zi Nik Gjeloshaj, në shejë proteste ndaj veprimeve të fundit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, ka vendos me u largue nga punimet e Parlamentit të Malit të Zi.

Gjeloshaj theksoi se derisa të bahet diçka e arsyshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë, ai nuk ka me iu kthye Parlamentit.

Ai kërkoi edhe nga deputetët tjerë shqiptar me u largue nga Parlamenti.