Mali i Zi: Demarkacioni me Kosovën asht kry

Marrëveshja, me të cilën asht konfirmue kufini ndërshtetnor i Malit të Zi dhe i Kosovës asht përfundimtare, ka deklarue shefi i Drejtorisë për çashtje kufitare të Malit të Zi, Milan Paunovic.

Ai për televizionin e Malit të Zi ka thanë se kufizimi ka përfundue dhe se parlamenti i Kosovës Marrëveshjen ka me ratifikue në Gusht.

Paunovic asht optimist edhe për shkak se në Kuvendin e Kosovës, siç ka thanë, janë përsëritë qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare për kufizim, e që janë në anën e marrëveshjes së arritun.