Mali i Zi dhe Serbia hapin kapituj të ri me BE’n

Mali i Zi dhe Serbia kanë ba edhe nji hap drejt integrimit në Bashkimin Europian, tue hapë edhe dy kapituj të negociatave për anëtarësim.

Mali i Zi hapi sot kapitullin 1 për lëvizjen e lirë të mallnave dhe kapitullin 22 për politikën rajonale.

Podgorica, po ashtu, ka me mbyllë kapitullin 30 për marrëdhaniet me jashtë.

Mali i Zi, i cili këtë muej i asht bashkue zyrtarisht NATO’s, asht vendi i Ballkanit Perendimor ma i përafruemi me BE.

Serbia, në anën tjetër, hapi sot kapitujt për unionin doganor dhe ligjin e pronësisë intelektuale.

Nga Mali i Zi dhe Serbia kërkohet harmonizimi i rregulloreve të tyne kombëtare me ato të BE’s përpara se të mbyllen zyrtarisht të gjithë kapitujt, tue hapë rrugën drejt pranimit të tyne të mundshëm në BE, përcjell REL.