Mali i Zi e NATO zyrtarizojnë bashkimin e tyne!

Mali i Zi dhe NATO sot e nenshkruejnë marrëveshjen për pranim, tue e hap rrugën që ky vend ballkanik të bahet anëtari i 29 i aleancës.

“Kjo asht nji ditë historike për aleancën, Malin e Zi dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, dhe ka shtue se “zgjanimi i NATO’s me Malin e Zi konfirmon se dera e NATO’s asht e hapun”.

Mbas Shqipnisë dhe Kroacisë, Mali i Zi asht vendi i tretë ballkanik që anëtarësohet në NATO.

Stoltenberg theksoi se në NATO ekziston “mbështetje e fuqishme” për anëtarësimin e Malit të Zi, përkundër kercënimeve nga Rusia.

Moska e konsideron lëvizjen e NATO’s gjithnji e ma afër kufinit të saj si kercënim.