Mali i Zi feston 10 vjetorin e referendumit të pamvarësisë

Sot bahen dhetë vjet kur qytetarët e Malit të Zi i dhanë fund bashkëjetesës me Serbinë në shtetin e ashtuquejtun Jugosllavi.

Me 21 Maj të vitit 2006, 55,5 përqind të qytetarëve me anë të nji referendumi e shprehën vullnetin e tyne për pavmarësinë e Malit të Zi.

Referendumi i hapi rrugë pamvarësisë së Malit të Zi që asht shpallë me 3 Qershor.

Ndërkohë që, me 28 Qershor të po atij viti, Mali i Zi u ba anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkueme, ndërsa me 11 Maj 2007, anëtar i Këshillit të Europës.