Mali i Zi ia konfiskon pronat prej miliona eurosh, ish-Presidentit të Serbisë

Gjykata e Naltë në Podgoricë ka konfiskue pronat e ish-Presidentit të Serbisë e Malit të Zi dhe të familjes së tij, deri sa të përfundojë hetimi se qysh i ka fitue ato. Gjykata e Naltë në kryeqytetin malazez, Podgoricë, e ka pranue kërkesën e prokurorit të posaçëm dhe ka bllokue pronën e familjes së ish-presidentit jugosllav, Svetozar Marovic, derisa të përfundojë hetimi mbi origjinën e pronës së ish-politikanit të naltë, i cili asht dënue për mashtrim.

E përditshmja malazeze, “Vijesti”, të Premten tha se Gjykata kishte bllokue gjithashtu pronën e Djordjiana’s, bashkëshortes së Marovic’it, të djalit të tij, Milos, si dhe të anëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Apartamenti 90 metra katrorë i Marovicit në Budva, të cilin ai e ka shitë për 180 000 euro në mes të Korrikut, asht konfiskue gjithashtu.

Vlera totale e pronës së Marovicit, e fitueme gjatë viteve të fundit, derisa ishte i punësuem nga shteti, thuhet se asht vlerësue me qenë disa milionë euro. Ajo përfshin pronën luksoze në Budvë dhe Boka Bay, plus kompanitë dhe nji jaht.

Ish-kryetari i Parlamentit malazez dhe presidenti i fundit i shtetit jugosllav, Marovic u deklarue fajtor për akuzat për korrupcion në Gusht të vitit 2016 dhe ra dakord me i ba katër vjet burg.