Mali i Zi me ambasador Ferhat Dinosha. Thaçi flet për marrëdhaniet e shkëlqyeme!

Kosova dhe Mali i Zi po vazhdojnë me mbajtë marrëdhanie të mira, pamvarësisht mospajtimeve për disa çashtje.
Deri tash Podgorica kishte refuzue me dergue nji ambasador në Kosovë, derisa kishte marrë premtimin se malazezët do të përmenden në Kushtetutën e Kosovës.

Pamvarësisht se në raportet Prishtinë –Podgoricë, po rendon tema e demarkacionit, Mali i Zi ka emnue politikanin e njohun shqiptar Ferhat Dinosha, në rangun e ambasadorit, i cili të Hanën ka dorëzue letrat kredenciale te Presidenti i Kosovës.

Presidenti Thaçi ka shpreh kënaqësinë që Mali i Zi ka ngrit përfaqësimin në nivel ambasadori në Kosovë.

“Marrëdhaniet me Malin e Zi janë marrëdhënie të shkëlqyeme fqinjësore”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, u shpreh se ka me “punue me thellue bashkëpunimin në mes dy vendeve” dhe me promovue “paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe integrimin në NATO e BE për krejt rajonin”.

Presidenti Thaçi i shprehu përkrahjen e tij ambasadorit Dinosha për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në krejt sektorët.

 

2-thaciii

 

3-thaciii

 

4-thaciii