Mali i Zi, përveç 20 serbëve, gati me arrestue edhe disa të tjerë!

Mbas arrestimit të nji grupi prej 20 shtetasve serbë, policia malazeze ka hap hetimet edhe rreth disa shtetasve malazezë, shkruejnë mediat malazeze.

Kjo për faktin se, simbas medieve malazeze, dyshohet se ata ishin të perfshimë drejtpërdrejt në organizimin e grupeve kriminale nga Serbia, të udhëhequn nga ish-kreu i xhandarmërisë serbe Bratislav Dikic, i cili u mbajt në paraburgim për 72 orë.

Tue ju referue informatave të tyne, Pobjeda shkruen se nji departament i veçantë i policisë, Prokuroria dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare kishin prova se Dikic dhe Singjelic në fillim të Tetorit në Serbi dhe Mal të Zi formuen nji organizate kriminale, qëllimi i të cilës ishte për me krye shumë krime për të cilat ligji parashikon denimin me burg me katër vjet ose ma shumë.

 Si organizatorë kryesorë janë shënue Dikic dhe Singjelic, dhe po vazhdohen hetimet për perfshimjen e nji personi tjetër, identiteti i të cilit nuk asht i njohun, i cili dyshohet se e ka financue dhe ka ofrue logjistik për me mundësue formimin e grupit.