Mali i Zi shpreh gadishmëni me rishqyrtue demarkacionin

Vujanovic-Thaci-Rama-Djukanovic

Autoritetet në Malin e Zi e cilësojnë si tejet të mirë bashkëpunimin fqinjësor me Kosovën. Ata theksojnë se ky bashkëpunim asht i shtrimë në tana nivelet, prej pushtetit qendror e deri te ai komunal.

Ky bashkëpunim, simbas tyne, paraqet shembull pozitiv në rajon, ndërkohë që qëndrimin e opozitës në Kosovë rreth demarkacionit të kufinit e cilësojnë si çashtje të mbrendshme të Kosovës.
Kryetari i Komisionit qeveritar të Malit të Zi për çashtjen e demarkacionit, Milan Paunovic, ka deklarue për Zanine Amerikës se kufini i caktuem asht në përputhje me kufinin administrativ të vitit 1974 dhe se bashkëpunimi me palën kosovare në këtë aspekt ishte i mirë dhe tejet korrekt.
Ai e vlerësoi punën e komisionit ndërkombëtar për këtë çashtje tue theksue se Mali i Zi asht i gatshëm me shqyrtue çdo gabim të mundshëm në demarkacionin e vijës kufitare mes dy vendeve fqinje.
Edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, i theksoi marrëdhaniet e shkëlqyeme me Kosovën në të gjitha nivelet.
“Kemi marrëdhanie të shkëlqyeme me Kosovën në të gjitha nivelet dhe jemi të kënaqun për këtë komunikim dhe bashkëpunim. Ky komunikimi dhe bashkëpunim asht i kënaqshëm si në nivelin shtetnor ashtu edhe në nivelin e komunave”, tha ai.
Vujanovic konsideron se qëndrimi i opozitës në Kosovë rreth demarkacionit të kufinit asht çashtje e mbrendshme e Kosovës e cila nuk mundet me ndikue në marrëdhaniet mes dy shteteve.
Edhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic e ka perkrah çdo nismë që lidhet me demarkacionin e drejtë të vijës kufitare me Kosovën. Ishte ai i pari që e dha mesazhin e parë për demarkacionin e kufinit, tue theksue se nuk e don asnji mosmarrëveshje me fqinjët e vet, dhe se mbështet nji rajon të qëndrueshëm dhe pa probleme.