Mali i Zi sot mban zgjedhjet parlamentare

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, ku qytetarët kanë me ju drejtue kutive të votimit për të votue për njanën nga 17 listat.

Në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga pamvarësia e vendit, të drejtë vote kanë 528.817 qytetarë të Malit të Zi, të cilët kanë me u përcaktue për njanën nga 17 listat.

1207 qendrat e votimit, aq sa janë në Mal të Zi, hapen sot në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00, derisa kanë me u mbikqyrë nga 1.400 vëzhgues të Qendrës për Monitorim (CEMI), si dhe vëzhgues nga OSBE’ja.