Mali i zi tërheq nga tregu fjalorin ku ofendoheshin shqiptarët (Foto)

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi ka tërheqë nga shitja nji fjalor të diskutueshëm të gjuhës malazeze.]

Fjalori, i cili ka dalë në treg në dhetëvjetorin e pamvarësisë së Malit të Zi në muejin Maj, ka shkaktue reagime të ashpra nga disa parti shqiptare dhe boshnjake për shkak të disa fjalëve “diskriminuese dhe fyese” për popullin shqiptar dhe boshnjak.

Niko Martinovic, sekretar i Departamentit të Shkencave Humane në Mal të Zi, që funksionon në kuadër të Akademisë, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Europa e Lirë se “tërheqja asht mënyra e duhun për të tejkalue nji gjendje irrituese për të dyja palët”.

Përfaqësuesit e partive shqiptare patën thënë se me shpjegimin e disa nocioneve në fjalor, shqiptarët janë paraqitë si agresorë, dhe patën kërkue tërheqjen e fjalorit.

Vendimi për tërheqje vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, që mbahen më 16 Tetor.

4dcc0e1d-7f60-4d1c-a9aa-5ad5746371b5_w987_r1_s-650x358