Maloku: Fundi i koalicioneve të zorit, radhen e ka AAK-PDK

maloku

Ish Nënkryetari i AAK’s, Naim Maloku e ka përsërit idenë e tij për nji koalicion normal mes Partisë së Ramush Haradinajt me PDK’n.

Ka thanë se ka ardh fundi i koalicioneve të zorit për shkak të stabilitetit të shtetit.

Koalicione të Zorit i ka quejt edhe blloqet e opozitës që janë ndërtu prej se kanë përfundu zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Naim Maloku kishte pas pozitën e Nënkryetarit të AAK’s, kur në dimnin e vitit 2011, kishte propozu lidhjen e koalicionit me PDK’n, asokohe kur Thaçi s’po gjente partnerë.

Të njajtën ide, Maloku e ka edhe gjashtë vite ma vonë.

Thotë se Shteti ka humb pse s’ka pasë nji koalicion të natyrshëm mes dy partive të dala nga lufta.

Ky ish-deputet i Kuvendit të Kosovës thotë se pa u ba koalicioni mes partisë së Thaçit dhe asaj të Haradinajt as shteti s’mund të ketë stabilitet.

“Qysh asht e mundshme që LDK thotë se jemi në koalicion të zorit me PDK’n. Pse s’ka nji koalicion normal dhe të natyrshëm. Perderisa nuk ka koalicion të natyrshëm dhe normal por koalicion të zorit nuk do të ketë stabilitet në këtë vend”, ka thanë Maloku, për Gazetën Express.

“Kam mendu atëherë dhe mendoj edhe tash se AAK dhe PDK e formojnë nji koalicion stabil”, ka shtue ai.