Maloku: Mos t’kish intervenue NATO, Agim Çeku s’kishte me ju bashkue UÇK’s

“Une e ndigjova ne media per daljen e Donika Kadaj-Bujupit, por doreheqja ime ndryshon nga doreheqjet e tyne”, tha qysh ne fillim Naim Maloku, si i ftuem ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Maloku tha se ai personalisht nese kishte me fillue nga nji subjekt politik, nuk kishte me dale nga ai subjekt para zgjedhjeve, se qysh tha ai – votat i kane marre si kandidate nga ai subjekt politik.

“Çdo shkelje qe u ba mbas lufte, mbetet per individe, e UÇK mbetet ajo qe ka qene”, tha Maloku kur u pyet per dialogun mes komandateve te UÇK’s.

“Zotni Çeku nuk kish me ardhe ne Kosove nese NATO s’kishte me ardhe ne Kosove. Çeku ka ardhe 2 jave mbasi i ka fillue bombardimet NATO”, tha ai tue shtue se une ka fakte per kete qe po e thote. Ai kallxoi se ka mbajte takim me oficeret e UÇK e i ka ftue per lufte, por qysh tha ai vec 2 veta kane ardhe e jo edhe Agim Çeku.

Asht kufi i gabuem, – ishte qendrimi i Malokut per Demarkacionin tue u bazue ne hartat topografike.

Ne pyetjen a asht dakord me kauzat e opozites, Maloku tha se asht dakord me kauzat, por jo edhe menyren e kundershtimit te atyne marreveshjeve”.

Per situaten politike ne vend, Maloku vleresoi se kriza ka fillue prej kohes kur zgjedhja e Presidenti Fatmir Sejdiu u dergue ne Kushtetuese.

“Edhe ne qofte se shkohet ne zgjedhje te imponueme nga opozita, prape mbetet nji opozite ne vend e edhe ata munden me kerkue zgjedhje”, tha ai tue shtue se para se me u shkue ne zgjedhje, duhet me u ba nji marreveshje e perkohshme.