Maloku: Ndamja e Srpska Republikës, luftë e re në Ballkan

Maloku: Me zhvillimet e reja botnore, vetëm shqiptarët pa strategji kombëtare.

Naim Maloku, ushtarak, ka fole ne Rrokum Roll per aktualitetin ne aspektin ushtarak ne rajon dhe ne bote.

Ai ka thane se Rusia me aneksimin e Krimea’s ne Urakine dhe me ngjarjet atje, ka reflektue edhe ne Kosove, tue e dite se e ka aleat edhe Serbine.

“Permes Serbise, Rusia e shtrin ndikimin e saj ne Ballkan”.

“Permes Republikes Srpska, Serbia don me destabilizue gjendjen ne Ballkan”, ka thane Maloku.

Maloku ka thane se shqiptaret nuk kane fuqi dhe kapacitete me ndryshue kufi, por “na jemi ne anen e NATO’s, sepse njisia territoriale e Kosoves ende asht kompetence e NATO’s, ndersa Shqipnia veç asht anetare e NATO’s”.

Kosova dhe Shqipnia i kane tana kapacitetet e mundshme me qene faktor ne Ballkan, por qe nuk po punohet ne kete aspekt, ka thane Maloku, tue shtue se perveç numrit te konsiderueshem te shqiptareve ne Ballkan, duhet me pase edhe nji aleance me Kroacione, shkaku i raporteve te mira.

Sa i perket Turqise, ai ka thane se nuk ka ndonji mundesi qe Turqia me dale nga NATO, ndersa ka thane se ende nuk dihet se kush qendron mbrapa puçit te deshtuem atje ne muejin Korrik.

Maloku ka fole edhe per Demarkacionin:

“Mali i Zi u pranue ne NATO me marreveshjen per kufi me Kosoven, ndersa problemi asht i mbrendshem per Kosoven dhe jo me Malin e Zi”, ka thane ai, tue shtue se nuk mundet me u kthye ne piken zero kjo marreveshje ma.