Manastiri nikoqir i 150 religjioneve për dialog nderfetar!

 Konferenca e katërt me radhë botnore për dialog ndërreligjioz dhe ndërcivilizues fillon sot në Manastir, në kuadër të Agjendës globale të Kombeve të Bashkueme dhe UNESCO’s për dialog midis civilizimeve dhe Dekadës së UNESCO’s për pajtimin e kulturave.
Në këtë konferencë kanë me marrë pjesë mbi 150 përfaqësues të krejt religjioneve botnore, organizatave joqeveritare, profesorë dhe ekspertë nga e mbanë bota.
Temë qendrore e konferencës sivjet asht “Migrimi dhe sfida e integrimit përmes dialogut midis religjioneve dhe kulturave”, ndërsa nëntema janë “Familja – burim dhe hapësinë për ndërtimin dhe ruejtjen e dinjitetit të njeriut dhe vend për rritje në besim” dhe “Përdorimi dhe keqpërdorimi i mënyrave bashkëkohore për komunikim elektronik dhe në rrjetet sociale”.

Në hapjen e konferencës fjalim ka me mbajtë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska, drejtoresha e Komisionit për marrëdhanie me bashkësitë fetare dhe grupe religjioze, Valentina Bozhinovska, etj.

Ka me u hapë edhe ekspozita “Nanë Tereza – shejtore nga Shkupi, shejtore e botës”, e cila u prezentue edhe në Romë, me rastin e shenimit të kanonizimit të Nanë Terezës.

Konferenca ka me përfundue me përzgjedhjen e Komitetit ndërkombëtar organizues për Konferencën e pestë botnore dhe me miratimin e përbashkët të Projekt-deklaratës.