Maqedoni, 1 mijë e 350 shtëpi janë dezifektue në vendet e vërshueme!

Vërshimet në Maqedoni morën jetën e 22 personave dhe nji vajzë 16 muejshe figuron si e zhdukun.
Përveç këtyne, në vendet e vërshueme pati shumë dame materiale që ende nuk janë sanue.

Në Smillkovcë, Bulaçani, Inxhikovë, Hasanbeg dhe Stajkovci deri tash janë dezifektue 26.000 metër katrorë apo gjithsejt 1350 shtëpi dhe oborret e tyne.

Deri tash këto vende janë dezifektue me preparate kundër mushkonjave dhe larvave.

Së paku, 100 qytetarë janë vaksinue kundër sëmundjes Tetanus.

Autoritetet janë tue apelue që qytetarët të kontrollohen tek mjeku amë, për çfarëdo lloji shqetësimi rreth shëndetit të tyne që sa ma herët të merren masa nëse ka ndonji sëmundje ngjitëse.