Maqedoni: A ka me qenë Vjena, Przino e re?

perzhin

Bashkësia ndërkombëtare planifikon që të Premten, në Vjenë të mbahet takim i katër liderëve të partive më të mëdhaja në Maqedoni, njofton Alsat-M.

Ftesën e kanë dërgue formalisht tre eurodeputetët e përfshimë në arritjen dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Przinos, Ivo Vajgel, Edward Kukan dhe Richard Howett.

Por, në Vjenë asht parapa edhe prania e eurokomesarrit Han dhe të ambasadorëve të BE dhe të SHBA në Maqedoni, Aivo Orav dhe Jess Baily.

Para se të ndodh raundi i ri i bisedimeve, Maqedonia vlon. Po vazhdojnë protestat masive qe nisën në Shkup, e po i bashkohen edhe qytetet e tjera./Libertas/