Maqedoni: Dorëzohet në Kuvend propozimi për media i Peter Vanhoutte

Shoqatat mediatike të Maqedonisë dorëzuen sot në Kuvend propozimin për media të ndërmjetësit Peter Vanhoutte.

 
Naser Selmani i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), kërkoi nga deputetët me mbështet propozimin e ndërmjetësit belg për të cilin nuk u arrit marrëveshje gjatë takimeve të grupeve të punës.

 
Sipas pesë shoqatave mediatike ky propozim përban bazë të mirë për rregullimin e çashtjes së mediave.

 
Ideja është që propozimi të mbështetet në tërësi dhe propozimi të miratohet dhe të implementohet para zgjedhjeve. Kjo është ideja jonë. Presim që nisma të diskutohet seriozisht dhe në mënyrë transparente me përfshirjen e të gjitha organizatave të mediave për të arritur zgjidhjen më të mirë të mundshme”, deklaroi Selmani.

 
SHGM, Sindikata e Pamvarur e Gazetarëve, Këshilli i Etikës, Instituti i Mediave dhe ai për Studime të Komunikimit thonë se kane me u përkushtue jo veç në ndryshim të ligjit, por edhe për implementimin efikas të tij.

 
Kthimin e bisedimeve me ndërmjetësin Peter Vanhoutte kategorikisht e ka refuzue VMRO-DPMNE, e cila disa herë asht shpreh kundër propozimit të ekspertit belg.

 
Ndërsa BDI ka deklarue se disa çashtje janë zgjidh dhe se tashma po pregadit propozime për çashtjen e mediave pa ba konkrete për çfarë propozime bahet fjalë.

 
LSDM ka propozue ndryshim të ligjit për shërbime audio vizuale tue kërkue heqje të taksës dhe zavendësim të saj me mjete direkt nga buxheti.

 
Veç PDSH deri tash e ka përkrah plotësisht propozimin e ndërmjetësit Vanhoutte, dhe kthimin e bisedimeve në formatin e vjetër, të mbikëqyrun direkt nga faktori ndërkombëtar.