Maqedoni: Gjashtë të dyshuemit e pranojnë se rekrutuen xhihadistë për ISIS’in !!

Gjashtë persona të dyshuem në rastin “Celula” pranuen fajin dhe kërkuen të merren vesh me Prokurorinë për dënim ma të vogël.

Hoxha Rexhep Memishi, Ahmeti Dardhishta, Fazli Syla, Muhamet Shehu, Sejfulla Etemovski, dhe Resul Saiti, janë 6 të akuzuemit.

Prokuroria ka afat prej 15 ditësh me vendos nëse ka me i ulë dënimet e këtyne persona apo ka me vazhdue me gjykimin e tyne bashkë me 5 persona tjerë që nuk pranuen me u deklarue si fajtorë pa i pa provat, me të cilat po ngarkohen për luftim në favor të “Shtetit Islamik”.

Avokatët kërkuen prolongimin e seancës deri sa të gjithë të dyshuemit t’i shohin provat në mënyrë që të bajnë vlerësim se a munden me pranue fajin ose jo. Por gjykatësja Sandra Krstic insistoi që deklarimi të bahet sot, e gjatë negociatave me prokurorinë të mund të shihen edhe provat.

Simbas prokuroit Vlladimir Milloshovski, egzistojnë prova të mjaftueshme se personat që po ulen në bankën e gjykatës, janë fajtor për veprat me të cilat ngarkohen.

Milloshovski shpjegoi hierarkinë e grupit, që ndahet në persona që bajnë thirrje dhe trajnojnë luftëtarët, persona që merren me logjistikë gjegjësisht gjetjen e financave për udhëtim dhe trajnim, dhe niveli i tretë i personave që kanë marrë pjesë në luftime.