Maqedoni: Kthehen mbrapsht autobusët me protestues nga Kosova

Policia maqedonase në pikën kufitare Kosovë – Maqedoni në Bllacë, te Hani i Elelzit, ka kthye mbrapa disa autobusë me protestues nga Kosova, të cilët ishin nis për me marrë pjesë në protestën e organizueme nga Këshilli Opozitar shqiptar në Maqedoni me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës.

Simbas informatës që publikoi saktë.net, protestues të shumtë tashma ndodhen në Shkup nga vise të ndryshme shqiptare.