Maqedoni, nisi pagesa e ndihmës me paradhanie për zonat e vërshueme!

Ministria e Financave informoi se krejt qytetarët të cilët i ka evidentue Komisioni për vlerësimin e dameve në rajonet e vërshueme në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës kanë me u përfshi me pagesë për paradhanie të mjeteve simbas dinamikës me të cilën të dhanat arrijnë në Ministrinë dikasteriale.

Ministri për financa, Kiril Minoski ka informue se gjatë ditës së sotme i kanë transferue paratë në llogaritë e veçanta në bankat afariste.

“Kjo do të thotë se mbasdite mjetet do të jenë në dispozicion për qytetarët nga zonat e prekuna nga vërshimet.

Pagesa ka me vazhdue edhe në periudhën e ardhshme, në përputhje me të dhanat të cilat do të dergohen nga Komisioni për damshpërblim të dameve.

Bahet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë”, ka thanë Minoski.

Qytetarët mund ti tërheqin paratë në sportelet e bankave me anë të dokumentit për identifikim.

Mbasi ekipet për vlerësim të dameve kanë me përfundue tanësisht me punën, ka me vazhdue pagesa e dameve, me ç’rast vlera e damshpërblimit me paradhanie ka me u refuzue nga tanë shuma.