Maqedoni: Partitë në pushtet me paret e bujqve financon mediat pro-qeveritare

Lidhja opozitare Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzue pushtetin se me paret e bujqve po financon mediat e Nikolla Gruevskit, të cilat kanë për qëllim përhapjen e rrenave dhe fshehjen e së vërtetës për qeverisjen e tij kriminale.

Simbas partisë opozitare, televizioni Sitel, me pronar djalin e Lubislav Ivanov-Xingos, partner i koalicionit të Nikolla Gruevskit dhe televizioni Nova i Sead Koçanit, garojnë se kush ma shumë ka me lavdue Gruevskin.
“Ministri Cvetkov para pak kohësh deklaroi se ‘Transmet’ ka fitue tender prej 8,5 milion euro për ndërtimin e sistemit të ujitjes Raven- Reçicë, ndërsa paralajmëron edhe mundësinë për marrjen e nji tenderi të ri të kompanisë së Seat Koçanit, pronar i TV Nova, për digën Reçan, që asht në rrjedhë e sipër. Qysh tha Cvetkov, për të s’ka randësi nëse kompanitë ndërtimore kanë televizione ose jo”, deklaroi Lupço Nikollovski – zv/ministër i bujqësisë nga radhët e LSDM’s.