Maqedoni: Regjistrohet rasti i parë Hepatitis A te refugjatët siriane

Qendra Greke për kontrollë dhe parandalim të sëmundjeve ka njoftue se asht regjistrue rasti i parë i Hepatitis A te refugjatët, që për momentin qëndrojnë në kampin Idomeni, në kufinin maqedono – grek.

Hepatitis A asht gjet te nji vajzë siriane 9 vjeçare, e cila asht dërgue në shërim të matutjeshëm në Selanik, ku thuhet se gjendja e saj asht stabile.

Rasti i 9 vjeçares ka ba që Qendra me e nisë nji fushatë informimi për higjienë, dezinfektim toaletesh dhe përdorim të ujit të pastër për pije.

Në Idomeni vazhdojnë me qëndrue refugjatë, të cilët kanë mbet aty mbas mbylljes së kufinit nga Maqedonia bashkë me vendet tjera ballkanike, të cilët kanë vendos kufizime në pranimin e tyne.

Edhe Bullgaria ka dërgue ndihma humanitare në kampin Idomeni, ndërsa trafikantët i marrin refugjatët dhe i dërgojnë deri në fshatnat përreth kufinit, ku i thonë kinse i kanë dërgur në Serbi.