Maqedonia sot shpall zgjedhjet e parakoshme parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot mbasdite ka me nënshkrue zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që duhet me u mbajt me 11 Dhetor të këtij viti.

Dje, partitë politike votuen në Kuvendin e Maqedonisë me 110 vota ‘për’, asnji kundër, për shpërbamjen e Parlamentit të Maqedonisë.

Mbas votimit, ka vijue nji duartrokitje e fortë nga deputetët.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski deputetëve u ka dëshirue sukses të matutjeshëm në jetë.