Maqedonia krijon Qeverine e Shpetimit Kombetar – ne Vjene?

perzhin

Raportuesi i MIA’s nga Brukseli, Boban Novkovic, shkruen se, të Premten, në bisedimet në Vjenë, ka me u fole për këto pika: për nji qeveri të unitetit kombëtar, me mandat deri në Maj 2017, me detyrë me ridefinue Maqedoninë, përforcimin e proceseve të PSP,  me synimin paraburgimin e pjesëtarëve të VMRO, ndërsa qëllimi përfundimtar asht Gruevski dhe  tërheqja e faljes nga ana e Ivanovit.
Raportuesi i MIA’s ka shkrue në profilin e vet në Facebook, ndërsa pohon se këtë informacion e ka marrë nga nji burim i Komisionit  Europian.
Si thotë ai, kryetari Ivanov ka me u detyrue me tërheq abolicionin për të gjithë ata që lidhen me përgjimet e jashteligjshme, ndërsa Prokuroria Speciale ka me vazhdue fuqishëm, edhe ma shpejt, me i procedue aktakuzat ndaj anëtarëve te VMRO. /Plusinfo/