Maqedonia parandalon sulm terrorist, arrestohen dy persona, njani gjendet në Kosovë

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka parandalue sulm terrorist në Maqedoni, njoftoi sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Cavkov, raporton Portalb.

Ai kallxoi se bahet fjalë për dy persona të moshës 23 dhe  25-vjeç nga Shkupi për të cilët ndërmarrin masa për privim nga liria.

“Ma parë janë dhanë urdhna, janë krye dy bastisje nga të cilat njana në Shkup, ndërkaq një tjetër në katundin Haraçinë të Shkupit, gjatë së cilës janë gjetë dhe janë konfiskue telefona me sim-kartela, fotoaparate me mikro-kartela, targa, plumba, shtëpiza kompjuterësh, tabletë, USB dhe dokumente të ndryshme”, tha Cavkov.

IGjatë kohës së bastisjeve asht arrestue 24-vjeçari nga Haraçina, ndërkaq personi i dytë nuk asht gjetë dhe për të MPB ka njohuni se gjendet në Kosovë.

“Kundër personit i cili asht gjetë asht ngritë padi penale për egzistimin e bazave të dyshimit për kryemjen e veprës penale “terrorizëm” simbas nenit 394-b nga Kodi Penal, ndërkaq nga gjykatësi i procedurës paraprake i asht shqiptue masë paraburgimi prej 30 ditëve”, tha Cavkov.