Maqedonia sot në ditë zie, Shkupi e Tetova 15 ditë në gjendje të jashtëzakonshme!

Sot e Hanë, asht caktue Ditë zie në Republikën e Maqedonisë.

Vendimin e solli Qeveria në seancën e mbramshme.

‘Qeveria ka sjell vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Shkupit dhe Tetovës në kohën prej 15 ditësh, si dhe vendimin për vlerësimin e mjeteve në vlerë prej 300.000 denarëve për familjet e qytetarëve të vdekun’, thuhet simbas nji deklarate nga qeveria.

Në kuadër të nji vlerësimi ma efikas dhe sa ma të shpejtë të dameve nga vërshimet, me qëllim formimin e nji numri ma të madh të komisioneve për me vlerësue damin, qeveria obligoi institucionet shtetnore për me delegue personat të cilët janë të vendosun në funkcion në komisionet Komunale për vlerësimin e dameve, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Gjatë mbramjes, qeveria ka me mbajtë nji seancë ku përsëri ka me u diskutue situata aktuale dhe pritet të përcaktohen masa dhe konkluzione të reja.