Maqedonia “tradhton” Serbinë, ka me votue Kosovën në UNESCO

Edhe pse u duk si nji marrëveshje e heshtun shkuemja e kryeministrit maqedonas në Serbi, duket se Maqedonia ka me dhanë votën e saj PRO Kosovës në UNESCO. Kjo mbasi, ata kanë me votue siç bajnë shumica e vendeve të BE’s, e të cilat dihet se janë PRO.

Ka qenë Qeveria e Maqedonisë, e cila ka kumtue sot se vota e saj për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka me u mvarë prej qëndrimit të shumicës së anëtarëve të BE’s, ka lajmërue televizioni Telma, transmeton gazetametro.net.

Para do dite, disa media kanë lajmërue se personeli i ambasadës së Serbisë asht tërheqë për shkak të votimit eventual të Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Qeveria e Maqedonisë ka theksue se gjithmonë i përcjellë interesat e shtetit të bazuem në parimet e fqijësisë së mirë dhe promovim të bashkëpunimit rajonal, neutralitet dhe mospërziemje në konteste në mes shteteve,