Maqedoninë mundet me goditë mot ma i ligë se më 6 Gusht!

Hidrometeorologu Sllavço Poposki i cili e parashikoi motin e ligë më 6 Gusht, persëri ai parashikon stuhi të reja që munden me goditë Maqedoninë në 48 orët e ardhshme.

Ai thotë se asht e mundun që lumejtë të dalin nga shtrati sidomos në Maqedoninë Perëndimore.

“Sistemi i fuqishëm ciklon me epiqendër mbi Adriatikun jugor dhe mbi Gadishullin Apenin edhe ma tej ka me vazhdue me ndikue në motin në Maqedoni. Në 48 orët e ardhshme pritet të ketë shumë shi ku në shumë vende do të ketë ma shumë sasi të shiut.

Veçanërisht shirat e randa do të jenë në brigjet perëndimore dhe jugore.

Dukuni e mundun e bubullimës dhe erë e intensifikueme në disa vende lokale.

Ekziston rreziku i përmbytjeve lokale që lumejtë të dalin nga shtrati veçanërisht në rajonet perëndimore.

Në rast të vetimave të mos qëndrohet nën ndonji pemë.

Gjithashtu të shmangen bisedat në telefonat celularë në rast vetime”, njofton Poposki.