Maqedoninë perseri e pret mot i keq, qe kur!

Sinoptikët nga Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike në Maqedoni, (DPHM) paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm nga pasditja e së Ejtes deri të Premten.

Era ka me fry nga veriu me shpejtësi deri në 90 km n’orë, e shoqërueme me shi të rrëmbyeshëm dhe vetima.

Rrymat ajrore që do të vijnë nga veriu kanë me shkaktue ulje të temperaturave me 10 gradë në krahasim me ditët paraardhëse.

DPHM nuk saktëson nivelin e reshjeve apo vendin e saktë, por ban thirrje që të shmanget qendrimi në vende të hapuna dhe nën pemë të vetmueme, për shkak të numrit të naltë të shkarkimeve elektrike që priten këto ditë.