‘Maria’ alarmon Karaibet: Puerto Riko me muej mbetet në terr (foto)

Uragani ‘Maria’ ka lanë krejt ishullin e Puerto Rico’s, pa energji elektrike, tue lanë kështu në errësinë 3,5 milion njerëz.

Maria goditi Puerto Rico’n me erna me shpejtësi 225 km/h, tue shkaktue dame të mëdhaja, por tashma stuhia ka lanë mbas ishullin dhe fuqia e saj asht ulë në kategorinë e dytë.

“Maria” përfshiu të njajtat zona të Karaibeve që nji javë ma parë u dërrmuen nga uragani tjetër i fuqishëm “Irma”.

Mësohet se uragani po shkon tashma drejt ishujve Turks dhe Caicos.

Kjo asht stuhia e dytë shkatërruese e cila godit Karaibet – e para ishte e kategorisë pesë ‘Irma’.

Guvernatori i Puerto Riko’s Ricardo Rossello e përshkroi stuhinë si “ma shkatërrimtaren e  shekullit” dhe tha se ‘Maria’ kishte godit rrjetin elektrik të ishullit aq keq sa që munden m’u dasht muej për me rikthy energjinë.

 

ImageImage

Shperndaje në: