‘Maria’ len ma s’paku 25 viktima në ishujt e Karaibeve

Uragani “Maria” fshikulloi ishujt Turks dhe Caicos, mbasi shkatërroi shtëpi, shkaktoi përmbytje masive, rrënoi ekonomitë dhe vrau ma s’paku 25 persona në Puerto Rico dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.

“Maria” ishte i dyti uragan i madh që goditi Karaibet gjatë këtij mueji, si dhe stuhia ma e fuqishme që ka godit territorin amerikan të Puerto Riko’s në afro 90 vjet.

Ajo shkatërroi tanësisht sistemin e furnizimit me energji elektrike të ishullit, ndërsa disa lumej arritën nivele rekord tue shkaktue përmbytje.

 

 

Shperndaje në: