Maric: Asociacioni i komunave serbe, pa kompetenca egzekutive

Ministri i administrimit të pushtetit, Ljubomir Maric, n’intervistën per Klan Kosova të Mërkurën, tha se kriza politike në Kuvend, po e pamundëson krijimin e Asociacionit.
Kurdo që ndodh krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Ministri Maric bahet edhe zyrtari i parë i naltë serb nga Kosova që thotë se AKS, nuk ka me pase kompetenca egzekutive.
Krahas angazhimit për funksionimin e Asociacionit, njeriu që erdhi si refugjat në Kosovë e u ba ministër, thotë se po i kryen në përpikmëni detyrat që i ka si ministër.