Marinarët amerikanë bien pre e hackerave, numëri i tyne ka me ju shokue!

Hackerat kanë arritë për me pasë qasje në të dhanat personale, tue perfshi numrin e sigurimeve shëndetësore të 134,386 të marinës amerikane.

Thuhet se laptopi i cili përdoret nga punëtorët që punojnë në marinën amerikane asht hakue.

“Marina e merr këtë incident si ekstremisht serioz, kjo asht çashtje e besimit për detarët tanë”, ka thanë shefi i marinës dhe zavendësadmirali Robert Burke në nji deklaratë, raporton Reuters

Burke ka thanë se hetimet e hakimit tash janë në fazat fillestare.

“Në këtë fazë të hetimeve, nuk ka prova që sugjerojnë për keqpërdorim të informacionit që asht kompletue”, shtoi ai.