Marjan Dema zgjedhet Rektor i Universitetit të Prishtinës

Me 7 vota pro, Profesori i matematikës në Fakultetin e Inxhenerisë, Marjan Dema asht zgjedhë Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me këtë rast Dema tha se puna e parë ka me qenë nënshkrimi i diplomave.

Rektori i sapozgjedhun, falenderoi të gjithë ata që e besuen për me ardhë në krye te UP’s, tue premtue se ka me ndryshue imazhin Universitetit ma të madh në vend.

Menjiherë mbas zgjedhjes së tij, Demaj asht urue nga Ministria e Arsimit, e cila vlersoi naltë procesin e organizimit të zgjedhjeve.

Ministri i Arsimit i ofron mbështetjen dhe bashkëpunim e plotë në realizmin e programit të punës për fuqizimin e Universitetit, thuhet në urimin e Arsim Bajramit për Rektorin e ri.

Po ashtu, Minsitri Bajrami ka njoftu se nesër ka me zhvillue takim me Rektorin e sapozgjedhun, Marjan Dema.

Ndryshe, pesë kandidatë për Rektor nuk kishin arritë që në raundin e parë me marrë votat e mjaftueshme të Këshillit Drejtues, gja që çoi në rihapjen e konkursit.

Kundërkanditdatët e Demës në garën e sotme ishin: Nuredin Mestani, Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha.