Marko Djuric i reagon ashpën Edi Rames, qe çka i thotë!

Serbia denon ashpën pretendimet territoriale për Kosovën, të cilat janë thanë sot në Prishtinë nga kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, tha shefi i Zyrës për Kosovë Marko Djuric.

Djuric ka thanë në nji konferencë shtypi se, Rama ka “pretendime të mëdha”, këtë herë në territorin tonë, tue fye popullin serb.

Djuric ka deklarue se kishte me qenë shumë ma e dobishme nëse përfaqësuesit e tjerë shqiptarë me dërgue nji mesazh për me ndihmue në pajtim, dëshirën për bashkëpunim dhe stabilitet.

Tue vnue në dokje se takimi në Prishtinë asht mbajtë në Bibliotekën Kombëtare, Djuric i ka dërgue nji mesazh Edi Ramës që me i marrë disa librat dhe me i lexue, se Kosova kurrë nuk ka me qenë pjesë e Shqipnisë dhe se “andrra e nji vendi të madh dhe të nji populli të vetëm, ka me mbetë përherë nji andërr.”