Marko Djuric kallxon se qysh doken kosovarët!

Marko Djuric, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thotë se nuk ka asnji mik politikan nga Prishtina.

N’intervistën dhanë për njanën nga mediat serbe, Djuric thotë se gjatë tanë këtyne viteve negociata, nuk ka arritë me u miqësue me asnji politikan aq sa t’ungjet me të për kafe.

“Për katër vjet sa e kam drejtue ekipin tonë negociator, ndoshta edhe për shkak të pozitës time të veçantë, unë nuk kam pas nji mik me të cilin do të mund t’ulesha e të bisedoja normalisht. Ata ishin kryesisht të mbyllun dhe më vjen keq që politikanët nga Prishtina nuk kanë qenë në gjendje me gjetë nji gjuhë të përbashkët”, ka thanë Djuric.

Simbas tij, veshtirësia për me u miqësue me kosovarët vjen nga fakti se ata nuk janë aspak tolerant ndaj askujt që vjen nga Serbia.

“Kjo na ndodh ndoshta për shkak të nji intolerance etnike ndaj çdo gjaje që vjen nga Serbia.

Problemi asht se nuk kam gjet asnjiherë nji bashkëbisedues të besueshëm n’elitën politike të Prishtinës”, ka deklarue ai.